Borrell: BE po shqyrton sanksione ndaj Turqisë për shpimet në Mesdhe

Borrell: BE po shqyrton sanksione ndaj Turqisë për shpimet në Mesdhe

Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione të reja kundër Turqisë, në lidhje me kërkimet e saj për gaz në Mesdheun lindor, një rajon i diskutuar me Greqinë, tha sot kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, njofton Insajderi.

“Në mungesë të përparimit në këtë çështje, ne mund të zhvillojmë një listë masash të mëtejshme kufizuese”, u shpreh ai, pas një takimi dyditor të ministrave të jashtëm të BE-së në Berlin.

Këto sanksione më pas do të diskutohen gjatë samitit tjetër, më 24 shtator.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë ashpërsuar gjatë muajve të fundit, me Turqinë që vazhdon shpimet për hidrokarbure në Mesdhe dhe Greqinë që i konsideron të paligjshme ato shpime./Insajderi.com