Vdes legjenda e basketbollit e NBA

Vdes legjenda e basketbollit e NBA

Legjenda e basketbollit të Portland Trail Blazers Clifford “Uncle Cliffy” Robinson, ndërroi jetë gjatë ditës së Shtunë në shtëpinë e tij.

Të shtunën në mëngjes, Claudine Ewing, një reportere për WGRZ-TV në Buffalo, NY – qyteti i lindjes i Robinson – njoftoi se familja e Cliff Robinson, konfirmoi vdekjen e tij, transmeton Insajderi.

Deri më tani, shkaku i vdekjes së tij mbetet i panjohur. Robinson filloi karrierën e tij si student në vitin 1985. Ai luajti për 18 sezone në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Ai arriti të hyjë në ekipin e All-Star në vitin 1994.

Në vitin 2005, Robinson u bashkua me ekipin e New Jersey Nets, ndërsa në vitin 2007, ai u pensionua nga basketbolli./Insajderi.com.