Atletico Madrid në krizë financiare – shumë futbollist në shitje

Atletico Madrid në krizë financiare – shumë futbollist në shitje

Një nga tre ekipet më të forta në ligën e Spanjës, Atleticio Madrid, është duke u ballafaquar me probleme të mëdha financiare, të shkaktuara nga pandemia, Covid 19.

Ata kanë vënë në shitje emra të ndryshëm të lojtarëve, ë cilët ata konsiderojnë se mund të sjellin të ardhura dhe të mos e dëmtojnë ekipin në një masë të madhe.

Mediat në Spanjë, raportojnë se emrat e lojtarëve si: Santiago Arias, Mario Hermoso, Kieran Trippier, Sime Vrsaljko, Thomas Lemar, Vitolo dhe Angel Correa, janë vënë në shitje nga klubi, njofton Insajderi.

Drejtuesit e klubit, kanë konfirmuar se shitjet që do të bëhen, do të bëhen për të mbuluar problemet financiare dhe se, nëse ata kanë sukses e arrijnë të shesin të gjithë lojtarët e paraparë për shitje, 25% të këtyre mjeteve, do të mund të investohen në ndonjë lojtarë të ri, ndërsa 75% e tyre, do të shfrytëzohen për nevojat brendshme financiare të klubit./Insajderi.com.