Werder Bremen lejon Rashicën të grumbullohet për ndeshjen e Kosovës

Werder Bremen lejon Rashicën të grumbullohet për ndeshjen e Kosovës

Skuadra gjermane, Wender Bremen, i ka dhënë leje yllit të Kosovës, Milot Rachica, që të luajë ndeshjen miqësore që Kosova e zhvillon kundër Moldavisë.

Pas shumë diskutimeve në mes klubit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës është arritur marrëveshja që Rashica të luajë një ndeshje, atë më Moldavinë.

Kjo nënkupton që sulmuesi kosovar do të mungojë kundër Greqisë, njofton Insajderi.

Bashkë me Rechisën është lejuar edhe lojtari tjetër, Tahith Chong, i cili është pjesë e kombëtares holandeze.

“Tani kemi arritur një kompromis me shoqatat kombëtare të Kosovës dhe Holandes. Të dy lojtarët Rashica dhe Chong do të udhëtojnë vetëm në ndeshje që nuk zhvillohen në zona me rrezik të lartë””, thuhet në komunikatën e klubit.

Lojtarët nuk do të karantinohen pas rikthimit në Gjermani.

“Kjo do të thotë që ata nuk do të duhet të karantinohen më pas dhe për këtë arsye do të jenë të disponueshëm për ne menjëherë”, tha drejtori sportiv, Frank Baumann. /Insajderi.com

 

ℹ️ A compromise has been reached with the Kosovan and Dutch FAs for Milot Rashica 🇽🇰 and Tahith Chong 🇳🇱 to feature in part during the international break 👉 bit.ly/RashicaChongUpdate

Gepostet von SV Werder Bremen am Montag, 31. August 2020