ZYRTARE: Dardan Rogova rikthehet tek Vëllaznimi

ZYRTARE: Dardan Rogova rikthehet tek Vëllaznimi

Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi, pas zgjedhjes së kryesisë së re, ka nisur edhe me investimet brenda klubit, në mënyrë që të arrijnë sa më lehtë të prekin synimet e tyre për sezonin e ri.

Vëllaznimi sot ka njoftuar se ka rikthyer në skuadër futbollistin e njohur Dardan Rogova, i cili rikthehet tek Vëllaznimi pas një edicioni të mirë të zhvilluar te Besa e Pejës, transmeton Insajderi.

Sulmuesi 29 vjeçar kthehet në klubin kuqezi me synime për ta ndihmuar ekipin për rikthim në elitën e futbollit Kosovar, pasi as në këtë sezon që kaloi, Vëllaznimi nuk arriti të promovohet në Super Ligë

Dardan Rogova kthehet në klubin Kuqezi. Sulmuesi gjakovar sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Besa nga Peja.  Rogova ka vendosur që sezonin 2020/21 t’i mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit. Suksese Dardan”, ka shkruar Vëllaznimi në Facebook./Insajderi.com.

Dardan Rogova kthehet në klubin Kuqe e Zi.Sulmuesi Gjakovar sezonen e kaluar ishte pjesë e KF Besa nga Peja.Rogova…

Gepostet von KF Vëllaznimi am Montag, 31. August 2020