
Prishtina vazhdon të përforcohet për sezonin e ri të Superligës dhe ata pritet të bëjë sot ose nesër prezantimin e radhës.
Qendër mbrojtësi Lumbardh Dellova, pritet të prezantohet si lojtari më i ri i klubit nga kryeqyteti, njofton Insajderi.
Dellova është 21-vjeçar, i cili prej dy vitesh është bërë pjesë e Hajdukut të Splitit, fillimisht me ekipin e dytë dhe më pas me ekipin e parë.
Lumbardhi është ftuar edhe nga Kosova U-21 për ndeshjen e shtatorit që Kosova e luan ndaj Anglisë.
Dellova ka qenë pjesë edhe e ekipit të Liria e Prizrenit./Insajderi.com.