UEFA: Ndeshjet e Ligës së Kombeve mund të vendosen me rezultat zyrtar, ose me short

UEFA: Ndeshjet e Ligës së Kombeve mund të vendosen me rezultat zyrtar, ose me short

UEFA ka konfirmuar se do të duhet të mbyllë me rezultate zyrtare ndeshjet e Ligës së Kombeve në rastet kur kombëtaret e ndryshme do të kenë futbollistë pozitivë për Covid19, njofton Insajderi.

UEFA ka thënë se kur të ketë raste pozitive të konfirmuara me Covid 19 kjo do të mund të çojë që të karantinojë një grup lojtarësh, zyrtarësh apo të gjithë ekipin dhe nëse kjo ndodhë, UEFA ka thënë se ndeshja do të luhet vetëm nëse skuadrat kanë nga 13 futbollistë në dispozicion, duke përfshirë së paku një portier.

Nëse ekipet nuk do të kenë nga 13 futbollistë, UEFA ka shtuar se do të provojë të caktojë orarin e ri për ndeshjen. Gjithsesi, nëse kjo nuk mund të bëhet, komiteti disiplinor do të vendosë për rezultatin dhe skuadra e konsideruar përgjegjëse për shtyrje të ndeshjes do të llogaritet humbëse me rezultat zyrtar.

Por, nëse asnjëra skuadër nuk rezulton fajtore, rezultati do të caktohet me short.

Shteti i Kosovës, është një nga ato shtete që ka paguar barrën e kësaj rregulle, pasi me rezultat zyrtar, për arsye të njëjta të cekura më lartë – nga garat evropiane, janë eliminuar ekipet si Drita dhe Prishtina./Insajderi.com.