Tre lojtarë të PSG dalin pozitv me Covid 19 – rrezikohet kampionati

Tre lojtarë të PSG dalin pozitv me Covid 19 – rrezikohet kampionati

Tre lojtarët e ekipit të Paris Saint-Germain, Neymar, Di Maria dhe Paredes, kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid 19

Tre futbollistët kaluan pushimet e verës së bashku dhe të tre janë infektuar.

Të tre lojtarët I kaluan pushimet në Ibiza të Spanjës pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Di Maria, Paredes dhe Neymar do ta humbin ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligue 1 kundër Lens me 10 shtator, pasi ata tanimë janë të izoluar

Raportohet se gjendja e tre lojtarëve është stabile dhe nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë./Insajderi.com.