Thaçi: Ja pse zgjodha Ballkanin

Thaçi: Ja pse zgjodha Ballkanin

Lëvizja më e bujshme në futbollin kosovar gjatë këtij afati kalimtar, padyshim se ishte transferimi i Armend Thaçi, i cili e la Prishtinën për të kaluar tek ekipi i Ballkanit edhe pse tek Prishtina, ai e barte shiritin e kapitenit.

“Arsyeja pse jam pjesë e Ballkanit është sepse ka një ekip shumë të mirë me lojtarë që janë prej më të mirëve në ligë dhe më janë ofruar kushte shumë të mira. Klubi ka qenë shumë konkret në të gjitha aspektet, gjë që neve na bën që të jemi shumë serioz dhe ta shpërblejmë besimin e dhënë”, ka thënë fillimisht Thaqi, për Zërin, transmeton Insajderi.

“Vet organizimi i klubit tregon që synimet janë të luftojmë për trofe dhe daljen në garat evropiane, normalisht duke zhvilluar ndeshje të mira dhe duke treguar formë stabile”, përfundoi Thaqi.

Armend Thaqi, në të kaluarën ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll, por që nga koha e ardhjes së Bernard Challandes, ai më nuk është grumbulluar asnjëherë./Insajderi.com.