Sivjet DigitAlb nuk do të ketë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Super Ligës

Sivjet DigitAlb nuk do të ketë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Super Ligës

Ishte viti 2012 kur platforma DigitAlb, vendosi të merrte në gjirin e saj Superligën e Kosovës në futboll, kjo ishte një detyrë që i takonte për të kontribuar në ngritjen e imazhit të një lige, që deri në atë kohë kishte lënë për të dëshiruar në mënyrën e transmetimit të ndeshjeve, transmeton Insajderi.

Por këtë vit gjërat do të jenë ndryshe, sepse kjo e drejtë do ti jepet një tjetër transmetuesi televizivë, këtë radhë vendor.

“Komisioni ad hoc për Shqyrtimin e Ofertave për të Drejtat Televizive të Superligës së Kosovës në futboll i formuar nga ana e Këshillit për Çështje Emergjente dhe aprovuar nga Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, konform autorizimeve të marra nga KE dhe pas hapjes se ofertave ka gjetur se dy ofertues i kishin plotësuar kriteret për shqyrtim të ofertës së tyre, Kujtesa&T7 dhe Art Motion&Klan Kosova, derisa ofertuesi i tretë Nimi-TV është eliminuar, pasi nuk i ka plotësuar kushtet esenciale sipas ftesës për ofertë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Duke marrë për bazë përshtatshmërinë juridike, profesionale, teknike dhe financiare si dhe çmimin më të lartë të ofruar, Komisioni ka gjetur që ofertuesi Art Motion & Klan Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara me ftesën për ofertë dhe ka ofruar çmimin më të lartë prej 380.000 euro. Prandaj, Komisioni i ka rekomanduar KE të FFK-së për lidhje të kontratës me këtë ofertues. Ndërkohë, KE me unanimitet e ka miratuar rekomandimin e Komisionit, duke e shpallur fituese të të drejtave televizive të Superligës ofertuesin Art Motion – Klan Kosova dhe i njëjti do t’i marrë këto të drejta pas nënshkrimit të kontratës” thuhet më tej në këtë njoftim./Insajderi.com.