“Tonali e refuzoi Barcelonën dhe Manchester United-in për Milan-in”

“Tonali e refuzoi Barcelonën dhe Manchester United-in për Milan-in”

Mesfushori i Brescia, Sandro Tonali, ka kaluar tek ekipi i Milan, por ai paraprakisht kishte refuzuar oferta nga dy klubet gjigante, Barcelona dhe Manchester United.

“Ne kishim oferta për Tonalin nga Barcelona dhe Manchester United, por kur erdhi oferta e Milan, lojtari është “çmendur” dhe nuk dëshironte gjë tjetër vetëm që ne të pranonim ofertën e tyre”, tha drejtori i Brescia, Massimo Cellino, transmeton Insajderi.

Lojtari i ri i Milan, njihet si fans i flaktë i klubit kuq e zi dhe ëndrra e tij ishte që një ditë të luante për këtë ekip./Insajderi.com.