A është mikrodoza me acid zëvendësimi i ardhshëm i opiateve?

A është mikrodoza me acid zëvendësimi i ardhshëm i opiateve?

Sipas studimeve të viteve të fundit, psikodelikët janë bërë të vështirë për të u injoruar. Droga si LSD, këpurdhat dhe MDMA kanë provuar të inspirojnë ndryshime positive jetësore, përfshirë reduktimin e depresionit dhe ankthit.

Studimet kanë treguar që psikodelikët mund të përdoren për lehtësim të dhumbjes dhe gjatë karantinës përdorimi i LSD në sasi të vogël ka bërë që njerëzit të e akceptojnë situatën më  mirë, shkruan Dazed, raporton Insajderi.

Tani një studim i ri ka treguar qeë acidi mund të përdoret edhe për të lehtësuar dhimbjen. Ky hulumtim tregon LSD mund të përdoret si alternativë njëjtë efeksive si zbutësit e dhimbjeve si morfina.

Studimi i bërë në Beckley Foundation në Angli dhe Universitetit Maastricht, 24 vullnetarëve u është dhënë një dozë prej 5, 10 dhe 20 microgramë me LSD ose pilula placebo. Për të matur përceptimin e tyre për dhimbjen, participantët futën duartë në ujë të ftohtë (3 grade Celcius) për aq gjatë sa mund të duronin.

Ata që morën 20 microgramë mundën të mbanin duartë në ujë më gjatë dhe kishin më pak dhimbje, pakënaqësi dhe stress sesa ata që morën placebo. Dozat 5 dhe 10 miligramë nuk kishin të njejtin efekt por, treguan ndryshime në tolerancën e dhimbjes dhe përceptimit sikur ata që kishin marrë opioide, përfshirë morfinën dhe oxycodone.

Këto studime treguan që përdorimi i LSD-së mund të ketë efektë më afatgjatë në mengjimin e dhimbjes.

“Të dhënat që kemi sugjerojnë që doza të vogla të LSD mund të ofrojnë një opsion të trajtimit që nuk është vetëm efektivë te pacientët, por edhe nuk ka pasoja të rënda sikur përdorimi i opioidëve”, thotë Amanda Feiling, themeluesja dhe drejtuesja e Beckley Foundation. “Më shumë se 16 milion njerëz në botë janë duke vuajtur nga çrregullimi i përdorimit të opiateve dhe shumë të tjerë do t’a pësojnë njejtë si rezultat i përdorimit të medikamenteve kundër dhimbjes”.

Në vitet 90’ kujdesi shëndetësorë amerikan filloi të përshkruajë opiate pasi kompanitë farmaceutike siguruan komunitetin mjekësor që pacientët nuk do të bëhen të varur. Në vitin 2017 vendi u detyrua të deklarojë krizën e opiateve si emergjencë të shëndetit publik, pasi rastet me overdoza u rritën për 30 përqind krahasim me vitet e kaluara dhe 130 njerëz mesatarisht vdesin secilën ditë./Insajderi.com