Reagon legjenda braziliane në lidhje me Messi-n

Reagon legjenda braziliane në lidhje me Messi-n

Rivaldo Vítor Borba Ferreira i njohur ndryshe si Rivaldo, ka reaguar në lidhje me situatën që ndodhet Lionel Messi, njofton Insajderi.

“Nëse Messi qëndron, nuk dua të imagjinoj se tifozët mund ta fërshëllejnë në Camp Nou” është shprehur legjenda braziliane e futbollit.

Këto deklarata kanë ardhur pas situatës që ndodhet Messi

Rivaldo më parë kishte luajtur për Barcelonën, në sezonet 1997-2002. Më pas ishte transferuar tek gjigandi italian Milan për dy sezone, para se të rikthehej në Brazil tek Cruzeiro./Insajderi.com