Kosova sonte luan me fanella të verdha

Kosova sonte luan me fanella të verdha

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte do të fillojë fazën e grupeve të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë në Parma të Italisë, njofton Insajderi.

Me fillim nga ora 20:45 në Enio Tardini fillon ndeshja mes Kosovës dhe Moldavisë. Përfaqësueset do të luajnë në një teren neutral, për arsye se Moldavia nuk e njeh Kosovën.

Në këtë takim përfaqësuesja Kosovës do të vesh fanellat e verdha. Duhet thënë se me këto fanella Kosova nuk ka humbur asnjë takim deri më tani. Nga gjithësej pesë takime sa ka zhvilluar, në tre takime ka barazuar dhe në të tjerat ka fituar.

Me këto fanella Kosova ka mposhtur Bullgarinë dhe Maltën si mysafir, ndërsa ka barazuar me Malin e Zi, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin./Insajderi.com