Gjendet një lloj i rrallë qeni këngëtar që u mendua se u zhduk si specie

Gjendet një lloj i rrallë qeni këngëtar që u mendua se u zhduk si specie

Qeni këngëtar në Guinean e Re, një kafshë e rrallë që mendohej se ishte zhdukur para 50 vjetëve, jeton ende, njofton Insajderi.

Një studim i ri i botuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” sugjeron që speciet e rralla të kafshëve – e cila është e njohur për vokalizimin e saj unik që përshkruhet në studim si një “ulurimë ujku me ngjyrime të këngës së balenës” – ekzistojnë ende.

Sipas studimit, speciet nuk ishin parë në habitatin e tyre natyror për pesë dekada deri në vitin 2016, kur një ekip ishte në gjendje të lokalizonte dhe studionte 15 qen të egër në malësitë e largëta të anës perëndimore të Guinesë së Re.

Një ekip përcjellës u kthye në vendin e studimit dy vjet më vonë në vitin 2018 për të mbledhur mostra gjaku si dhe “të dhëna demografike, morfologjike dhe të sjelljes” nga kafshët për të konfirmuar nëse kishte apo jo ndonjë lidhje me qentë që këndonin, aktualisht të mbajtur në robëri. /Insajderi.com

Burimi: People