Supersfida Gjermani-Spanjë, formacionet zyrtare

Supersfida Gjermani-Spanjë, formacionet zyrtare

Krahas përballjes Moldavi-Kosovë, sonte në kuadër të grupeve të Ligës së Kombeve, kemi përballjen mes gjigantëve të futbollit botëror Gjermani-Spanjë, njofton Insajderi.

Ndeshja e parë e grupit të tretë në Ligën A mes Gjermanisë dhe Spanjës, do të zhvillohet në stadiumin “Mercedes-Benz Arena” të Stuttgart-it. Në këtë takim pritet të ndajë drejtësinë gjyqtari italian Daniele Orsato.

Trajneri gjerman Joachim Loew do të paraqitet me këta 11 startues: Kevin Trapp, Thilo Kehrer, Niklas Suele, Antonio Ruediger, Robin Gosens, Ilkay Guendogan, Emre Can, Toni Kroos, Julian Draxler, Timo Werner dhe Leroy Sane.

Në kampin spanjoll, Luis Enrique ka zgjedhur këta startues: David De Gea, Jose Gaya, Pau Torres, Sergio Ramos, Daniel Carvajal, Fabian, Sergio Busquets, Thiago Alcantara, Ferran Torres, Rodrigo dhe Jesus Navas./Insajderi.com