Ka përfunduar me barazim ndeshja Moldavi – Kosovë e vlefshme për Ligën e Kombeve, njofton Insajderi.
Fillimisht, Kombëtarja e Moldavisë ka kaluar ne epërsi në minutën e 20-të të ndeshjes, me golin që e shënoi Ion Nicolaescu.
Pas këtij goli, përfaqësuesja e Kosovës e mori lojën nën kontrolle duke dominuar ndeshjen me aksione dhe raste të shumta, por pa konkretizim.
Goli i barazimit për Kosovën erdhi në minutën e 71-të me golin që shënoi Benjamin Kololli.
Pas këtij goli, skuadra e Kosovës kishte përsëri raste të shumta shënimi, por që nuk arriti t’i konkretizojë më gol./Insajderi.com