Shpallet fajtor vrapuesi që e goditi në të pasme prezantuesen e televizionit (VIDEO)

Shpallet fajtor vrapuesi që e goditi në të pasme prezantuesen e televizionit (VIDEO)

Një person nga Georgia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ishte parë duke e goditur një raportuese të televizionit në të pasme është deklaruar i fajshëm të martën nën akuzat për ngacmim seksual, njofton Fox News, përcjell Insajderi.

Thomas Callaway më pas është dënuar me një vit me kusht dhe 1000 dollarë gjobë njofton gjykata. Gjykatësi gjithashtu e ka urdhëruar që të bëjë 200 orë punë vullnetare për komunitetin.

Callaway ishte arrestuar dhe akuzuar dhjetorin e kaluar pasi u kap në kamera duke goditur raportuesen e TV WSAV, Alex Bozarjian derisa ajo po raportonte drejtpërdrejtë nga gara e vrapimit.

Videoja ku Callaway e godet raportuesen ishte parë miliona herë në rrjetet sociale./Insajderi.com