Sulmuesi kryesor i përfaqësueses se Anglisë, Harry Kane, ka folur për përshtypjet e tij të para për sulmuesin e ri të Manchester United, Mason Grenwood.
“Ai posedon të gjitha brenda vetes së tij. E majta, e djathta nuk ka dallim se ku i bie topi, për të është njësoj. Mënyra e goditjes, fuqia e goditjes së topit – janë atribute që nëse i vë re në kaq pak kohë, atëherë po flasim për një finisher klasik. Është akoma i ri dhe akoma do mësojë.”, tha Kane, transmeton Insajderi.
“Ne jemi të lumtur që tashmë e kemi pjesë tonën.”, shtoi sulmuesi i Tottenham, duke treguar se ai e ka mirëpritur sulmuesin e ri.
Mason Greewood, është vetëm 18 vjeçar dhe paraqitjet e tij të mira me Manchester United, kanë bërë që ai të ftohet për herë të parë edhe nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate./Insajderi.com.