Makina vozitë me shpejtësi përmes grumbullit të protestuesve në Times Square

Makina vozitë me shpejtësi përmes grumbullit të protestuesve në Times Square

Policia është duke kërkuar makinën dhe vozitësin e saj, që voziti drejt një turme protestuesish të lëvizjes Black Lives Matters.

Incidenti u filmua në një video të martë rreth orës 8 pasdite ku shihet një makinë e zezë, Ford Taurus duke vozitur drejt turmës me qëllim për t’i shkelur, në 46th Street dhe Broadëay duke i rënë borisë, raporton Fox5, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, makina ishte më herët në një mbledhje pro-trump. Oficerët e policisë kanë pyetur vozitësin për të lëvizur makinën në një rrugë tjetër, për të shmangur konfliktin me turmën.

“Një makinë ishte duke vozitur drejt rrugës 46th Street që ndalet në semafora dhe pastaj ‘mësyen’ drejt turmës”, thotë Comisioneri Dermot Shea. “E gjithë kjo është xhiruar në video, ku janë rreth 200 protestues të grumbulluar, të cilët shtyhen nga makina. Dy biciklista bllokojnë makinën dhe disa I mëshojnë me grushta. Shpejtësia e makinës është madhe dhe e rrezikshme për turmën. Ishim me fat që nuk kishte viktima apo aksidente me makina të tjera”.

Në një tweet, policia e New York tha se ishte duke investiguar incidentin. Policët janë duke kërkuar të flasin me personin që ka qenë në makinë dhe këdo që është lënduar.

Protestuesit u mblodhën në shi për të protestuar për vdekjen e Daniel Prude, që vdiq nga ngufatja prej policisë në Rochester, New York, gjatë muajit mars./Insajderi.com