Përfundon ndeshja në Bjellorusi, Shqipëria arrin fitore të rëndësishme

Përfundon ndeshja në Bjellorusi, Shqipëria arrin fitore të rëndësishme

Ndeshja e parë e grupit të katër të Ligës C, mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë ka përfunduar me fitoren e mysafirëve prej 0:2, njofton Insajderi.

Shqipëria ka arritur të shënoi fitore të merituar përballë Bjellorusisë, dhe atë si mysafir në Minsk.

Golin e parë e shënoj Sokol Cikalleshi në pjesën e parë të takimit, ndërsa në pjesën e dytë për dyfishim të rezultatit u kujdes mesfushori me tipare sulmuese Keidi Bare, duke shënuar në minutën e 79’ të takimit.

Në fakt ky ishte kundërshtari më i rrezikshëm në grupin ku bënë pjesë Shqipëria. Një fitore e tillë, Shqipërinë e vendos si favorite për të zënë vendin e parë në grup dhe për t’u ngjitur në Ligën B, duke parë kundërshtarët tjerë, Kazakistanin dhe Lituaninë.

Ndeshjen e ardhshme ndaj Lituanisë, Shqipëria e zhvillon me datë 7 shtator me fillim nga ora 20:45 në Tiranë./Insajderi.com