Ushtria akuzohet për ekzekutimin e më shumë se 70 civilëve

Ushtria akuzohet për ekzekutimin e më shumë se 70 civilëve

Komisioni i të drejtave njerëzore të Nigerisë ka akuzuar ushtrinë për ekszekutimin e shumë personave civil gjatë operacioneve të tyre.

Thuhet të jenë zbuluar më shumë se 70 trupa në 6 varreza masive në Tillaberi në veri-perëndim të vendit, një zonë e afektuar nga dhuna xhihadiste. Mendohet që këto vrasje kanë ndodhur në fillim të këtij viti, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Njëri nga hulumtuesit ka treguar që civilët janë vrarë me tenka dhe armë zjarri.

Grupet internacionale të të drejtave kanë akuzuar ushtrinë në Nigeri, Mali dhe Burkina Faso për ekzekutimet gjatë kampanjave kundër xhihadistëve dhe grupeve tjera të armatosura kundër regjionit Sahel.

Komisioni Nacional në të drejtat e njeriut, ka investiguar akuzat lidhur me zhdukjen e 102 civilëve në regjionin turbulent mes periudhave 27 mars dhe 2 prill.

“Me të vërtetë kanë ndodhur ekzekutime të civilëve të paarmatosur dhe misioni ka zbuluar 71 trupa në varreza masive,” thotë Abdoulaye Seydou, president i  Pan-African Network for Peace, Democracy and Development.

Por Seydou tha se nuk ishte e mundur të thuhet nëse ushtria ishte e përfshirë në këtë gjë.

Deri më tash nuk ka përgjgje nga autoritetet nigeriane./Insajderi.com