Tifo grupi i Kosovës, Dardanët, kanë përgatitur një befasi të “këndshme” për kombëtaren Greke, e cila po qëndron në një nga hotelet më luksoze të Kosovës.
Në orët e para të mëngjesit, disa nga aktivistët e Dardanëve, kanë shkuar në afërsi të hotelit ku po qëndron Greqia dhe kanë ndezur fishekzjarrë – në mënyrë që të prishin rehatin e tyre dhe të mos munden të pushojnë mjaftueshëm, njoftojnë vet Dardanët, transmeton Insajderi.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e grekëve./Insajderi.com.
Stërvitja e fundit para ndeshjës me greqin.
Gepostet von Dardanët am Samstag, 5. September 2020