Arbër Zeneli ka folur me zhgënjim pas humbjes së Përfaqësueses së Kosovës nga Greqia, njofton Insajderi.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 1-2 në shtëpi nga Greqia në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kjo humbje nga Greqia, pas barazimit me Moldavinë e ka lënë të zhgënjyer sulmuesin Arbër Zeneli.
“Greqia ishte më agresive, më e mirë dhe arriti ta fitojë ndeshjen”, ka thënë fillimisht Zeneli pas ndeshjes.
“Jam larguar i nervozuar nga fusha për paraqitjen time, por të ekipit, pasi nuk luajtëm mirë. Ndihem shumë i zhgënjyer”.
“Këtë javë nuk ishim ekip i plotë, pasi disa që ishin në Itali dhe nuk ishin sonte ndaj Greqisë”.
“Besoj se do të jemi 100 për qind ndaj Maqedonisë”, përfundoi sulmuesi i Kosovës./Insajderi.com