Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte ndaj Lituanisë

Shqipëria e luan sonte ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, në stadiumin “Air Albania” ndaj Lituanisë duke filluar prej orës 20:45.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, pritet që të bëjë ndryshime sot. Mihaj mund të zërë vendin e Veselit.

Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja, pritet që të bëjë debutimin e tij me kombëtaren e shqiponjave, transmeton Insajderi.

Në sulm, Armando Sadiku pritet të ketë besimin për të nisur nga minuta e parë. Megjithatë, edhe për këtë rol ka ende dyshime. Mbi të gjithë, tri janë edhe alternativat kryesore për dy postet titullarë: Manaj, Broja dhe Sadiku./Insajderi.com.