Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës si dhe i ekipit të Reims, Valon Berisha, ka komentuar humbjen 2:1 të Kosovës ndaj Greqisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Pësuam golin shumë shpejtë. Në pjesën e parë patëm rast të mirë me Arbër Zenelin, por në të dytën nuk mundën. Bernard-i hyri dhe e ktheu shpresën për ne, por nuk jemi të kënaqur askush. U munduam me harkime për Nuhiun, por nuk ia dolëm”, tha Berisha, transmeton Insajderi.
Kosova mori vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të grupit, ndërsa dy ekipet e tjera, si Greqia dhe Sllovenia, kanë arkëtuar nga 4 pikë./Insajderi.com.