Kampi i refugjatëve në Lesbos në Greqi përfshihet nga zjarri dhe shkatërrohet

Kampi i refugjatëve në Lesbos në Greqi përfshihet nga zjarri dhe shkatërrohet

Zjarri ka shkatërruar një prej kampeve më të mëdha të refugjatëve në ishullin Lesbos në Greqi.

Më shumë se 25 zjarrëfikës më 10 makina luftuan me flakët përderisa migrantët u evakuuan. Disa prej tyre morën plagë të shkaktuara nga ekspozimi ndaj tymit, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Sipas raportimeve, zjarri u shkaktuar nga disa refugjatë që po protestonin ndaj rregullave kundër Covid-19.

Policia bllokoi emigrantët të cilit ishin nisur në Mytilene, duke i lënë ata në mes të rrugës.

Moria është bërë strehim për më shumë se 13.000 njerëz, duke u patur kështu katër herë më shumë njerëz se sa që ka kapacitet të mbajë. Sipas InfoMigrants, më shumë se 70 përqind nga njerëzit në kamp ishin nga Afganistani, por emigrantë nga më shumë se 70 shtete të ndryshme janë pjesë e këtij kampi.

Governatori i Lesbos Aris Hatzikomninos, ka thënë për radion lokale se kampi është shkatërruar krejtësisht. Kryemisitri grek Kyriakos Mitsotakis, ka thirrur një takim emergjent për shkak të këtij zjarri të mërkurën në mëngjes.

EU është pajtuar për të financuar transferimin e 400 adoleshentëve të pashoqëruar dhe fëmijësh në kontinent, sipas komisioneres Ylva Johansson./Insajderi.com