Një adoleshent autist është qëlluar nga policia në Utah, pasi nëna e tij kishte thirrur për ndihmë

Një adoleshent autist është qëlluar nga policia në Utah, pasi nëna e tij kishte thirrur për ndihmë

Një djalë 13 vjeç në Utah është qëlluar disa herë nga oficerët e policisë, pasi nëna e tij e thirri 911 për ndihmë, për shkak të krizës së tij së shëndetit mental.

Linden Cameron, i cili vuan nga Asperger, një formë e autizmit, tani është në gjendje serioze në spital, ka thënë nëna e tij.

Golda Barton ka thënë që ajo ka besuar që polica do të përdor forcën në minimumin e mundur. Policia nga Salt Lake City është duke investiguar incidentin.

Barton kishte thirrë 911, duke ju thënë që djali i saj duhej të shkonte në spital për trajtim.

“Ai është i paarmatosur, ju thashë unë, ai nuk ndonjë gjë, vetëm bëhet nervoz dhe fillon të bërtasë e të çjerret. Ai është një fëmijë, që po tenton të marrë vëmendje, ai nuk di të përmbahet”.

Ajo kishte treguar që djali ishte duke përjetuar një krizë, sepse ajo ishte kthyer në punë pas një viti dhe ai kishte ankth për shkak të mosqenit pranë saj (separation anxiety).

Në konferencën për media policia tha se ata ishin thirrur për të ndërhyrë një problem të dhunshëm psikik, sipas të cilit një djalë ka kërcënuar disa njerëz me armë.

Linden Cameron ka marrë plagë në krahët e tij, nyjet e këmbëve dhe zorrë.

Sipas të dhënave nga Washington Post, 1254 njerëz me sëmundje mendore janë qëlluar nga polica e SHBA që nga viti 2015./Insajderi.com