Në kryeqytetin e Indisë, burri sulmon dhe dhunon gjyshen 86 vjeçare

Në kryeqytetin e Indisë, burri sulmon dhe dhunon gjyshen 86 vjeçare

Vetëm dhjetëra nga mijëra dhunime raportohen në Indi secili vit, mirëpo disa prej tyre dallohen.

Një rast tepër shokues ka ndodhur në Delhi, ku policia ka akuzuar një burrë rreth të 30-tave, i cili kishte sulmuar dhe dhunuar gjyshen 86 vjeçare.

“Gruaja ishte duke pritur para shtëpisë së saj të hënën në mëngjes, për njeriun që sjell qumështin, kur sulmuesi i saj iu afrua”, tregon Swati Maliwal, udhëheqëse e Delhi Commission for Women, për BBC.

Ai i tha asaj që njeriu që sillte qumështin zakonisht nuk kishte mundur të vinte dhe ofroi ta dërgonte ai në vendin ku mund të merrte qumështin”.

Gruaja shkoi me të duke i besuar, ndërsa ai e dërgoi në një fermë të afërt ku e dhunoi.

“Ajo filloi të qajë të t’i lutet të e lëshojë. Ajo i tha se ajo ishte sikur gjyshja e tij. Por ai injoroi lutjet dhe ankesat e saj dhe e sulmoi pa mëshirë kur ajo tentoi të i resiztojë dhe të mbrojë veten”, tha Maliwal.

Vendasit e dëgjuan gruan duke qarë dhe e shpëtuan. Ata dorëzuan sulmuesin në polici.

“Është e tmerrshme të dëgjosh përjetimet e saj. Ka shenja të lëndimeve nëpër fytyrë dhe trup dhe më tregoi që ka gjakderdhje vaginale. Është duke vuajtur nga trauma ekstreme”, ka treguar Maliwal, e cila e kishte vizituar viktimën./Insajderi.com