Udhëheqësi i kishës në Ukraine që tha se Covid është ndëshkimi i zotit për martesat mes gjinive të njëjta, ka dalë pozitiv në testin e virusit dhe është hospitalizuar

Udhëheqësi i kishës në Ukraine që tha se Covid është ndëshkimi i zotit për martesat mes gjinive të njëjta, ka dalë pozitiv në testin e virusit dhe është hospitalizuar

Një udhëheqës i famshëm fetar në Ukrainë, që doli nëpër ballina për shkak të deklaratave publike sipas të cilave “pandemia është dënim nga zoti për martesat mes gjinisë së njejtë”, është hospitalizuar sepse ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Patriarku Filaret është 91 vjeçar dhe udhëheq kishën ortodokse të Ukrainë’s, shkruan FoxNews, raporton Insajderi.

Ai rezultoi pozitiv në testin që u bë, ka lajmëruar kisha në webfaqen e saj dhe në Facebook. Në një përditësim të lajmit, u tregua që Filaret po vazhdonte të qëndronte në spital, mirëpo ishte në gjendje stabile.

“Shenjtëria e tij, Patriarku Filaret është mirënjohës për të gjithë ata që treguan dashuri dhe mbështetje në lutjet për shëndetin e ti. Sot gjendja shëndetësore e tij është stabile, mirëpo trajtimi vazhdon”./Insajderi.com