Zyrtare: Michy Batshuayi tek Crystal Palace

Zyrtare: Michy Batshuayi tek Crystal Palace

Kur po pritej që Michy Batshuayi të zyrtarizohej si lojtar i Leeds United, ai është bashkuar Crystal Palacet nga Chelsea në formë huazimi për një sezon

“Absolutisht jam shumë i emocionuar ta mirëpres Michyn sërish në Crystal Palace. Ai është një lojtar që e kemi admiruar një kohë të gjatë, pasi që është edhe i familjarizuar gjatë kohës së suksesshme këtu”, ka thënë presidenti i klubit, Steve Parish, transmeton Insajderi.

26 vjeçari, të martën shënoi dy gola për kombëtaren e Belgjikës para se të finalizonte transferimin në klubin nga jugu i Londrës, duke e çuar në 18 numrin e golave me kombëtaren nga 30 ndeshje të luajtura.

Ardhja e Timo Werner dhe qëndrimi i Olivier Giroud, kanë bërë që belgu të ndërrojë ambient, në mënyrë që të bind trajnerin e Belgjikës që ai të ftohet rregullisht në kombëtare./Insajderi.com.

.