Sot përkujtohet 19-vjetori i sulmeve të përgjakshme të 11 shtatotir 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.
Ky sulm ndaj Kullave Binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Sulmi ku humbën jetën rreth tre mijë persona, kishte nisur fillimisht nga një Aeroplan i rrëmbyer që ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.
Në mesin e viktimave në Kullat Binjake ishin dy mijë e 752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme. Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet. Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.
Për të përkujtuar viktimat e këtij sulmi në Kosovë do të mbahen disa aktivitete. /Insajderi.com