Është arritur marrëveshja – Thiago Alcantara te Liverpool

Është arritur marrëveshja – Thiago Alcantara te Liverpool

Ekipi nga Anglia, Liverpool, më në fund ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Liverpool, Thiago Alcantara, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes gjermane, Bild, mesfushori nga Barcelona e Spanjës, Thiago Alcantara, ka pasur një takim kokë me kokë me drejtuesit e ekipit të Liverpool ku janë dakorduar për kushtet personale në mes tyre.

Alcantara do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Liverpoolin. Klubi anglez tani do të vazhdojë bisedimet edhe me Bayern Munichun.

“Bavarezët” po kërkojnë 30 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin.

Për Alcantaran interesim ka shprehur edhe Manchester United, por ata nuk ishin të gatshëm të paguajnë kërkesat e lojtarit për pagë të lartë./Insajderi.com.