Zyrtare: Ermir Lenjani bëhet me ekip të ri

Zyrtare: Ermir Lenjani bëhet me ekip të ri

Futbollisti nga Karaçeva e Kamenicës, Ermir Lenjani, pas ndëprerjes së kontratës me ekipin e Sion, ku kaloi tre sezone, ka nënshkruar  kontratë të re me klubin e Grasshoppers, njofton Insajderi.

Anësori 31  vjeçar, ka nënshkruar kontratë 2  vjeçare me Grasshoppers.

Edhe më parë Lenjani ishte pjesë e Grasshoppers, ku për një vit ishte i huazuar nga Winterthur (2010-2011).

Lenjani luan si anësor i majtë, në pozitën e mbrojtësit të majtë, mesfushor i majtë dhe si sulmues i majtë. /Insajderi.com