Vedat Muriqin, “besa” e shqiptarit nuk e lejoi të transferohet te gjigandi francez

Vedat Muriqin, “besa” e shqiptarit nuk e lejoi të transferohet te gjigandi francez

Sulmuesi shtatlartë nga Prizreni, këtë afat kalimtar pritet ti bashkohet ekipit nga kryeqyteti italian, Lazio-n, njofton Insajderi.

Për sulmuesin 26 vjeçar, gjatë afatit kalimtar të verës, kishin shfaqur interesim edhe shumë klube tjera evropiane si Napoli, Roma, Fiorentina, Tottenham Hotspur, Leicester City, Brighton dhe Rennes.

Mirëpo më konkret për të rrëmbyer shërbimet e sulmuesit kosovar, u tregua Lazio me drejtor sportiv Igli Tare. Oferta e Tares ishte më e pranueshme për drejtuesit e ekipit turk, plot 18 milionë euro, plus dy milionë të tjera në formë bonusesh u derdhën në arkat e Fenerbahçes, me një shumë që kap shifrën e 20 milionë eurove në total.

Kjo do të jetë një shumë tepër e madhe e arkëtueshme nga ekipi turk, ku qëndroi vetëm një sezon aty duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 17 asistime në 36 ndeshje që zhvilloi.

Kampioni aktual francez dhe finalisti i Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germain (PSG), ka hyrë në garë për shërbimet e Muriqit.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur turk, Ridvan Dilmen, “PSG së fundmi është futur në garë dhe ka kërkuar transferimin e tij, ata janë një klub shumë i rëndësishëm”.

Gazetari i njohur turk, më tutje vazhdon duke thënë “megjithatë nuk ndodhi asgjë pasi ishte shumë vonë dhe Vedati i kishte dhënë fjalën Lazios”,

Sipas gazetarit turk, Vedat Muriqi do të udhëtoj për Itali në fundjavë për të nënshkruar me Lazio-n. /Insajderi.com