Sulmuesi 21 vjeçar i cili luan në Finlandë te skuadra e IFK Mariehamn, është pjesë e planeve të gjigandit kroat, Dinamo Zagreb, njofton Insajderi.
Ademi ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri futbollistik në Finlandë, ku me skuadrën e tij ka arritur të shënoi 12 gola në 13 ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, ka arritur të shënoi dy herë dopieta personale si dhe ka dhuruar tre asistime.
Këto paraqitje të mira, nuk kanë lënë pa u vërejtur nga drejtuesit e ekipit kroat, ku e duan me çdo kusht në ekipin e tyre.
Albion Ademi është reprezentues i Kombëtares Shqiptare, por paraqitje kishte me grup moshat U-21, duke luajtur në tre takime. /Insajderi.com