Andre Silva blihet përfundimisht nga Eintracht Frankfurt

Andre Silva blihet përfundimisht nga Eintracht Frankfurt

Sulmuesi 24 vjeçar, portugezi Andre Silva, vitin e fundit ishte huazuar nga Milan te skuadra gjermane Eintracht Frankfurt, njofton Insajderi.

Pas paraqitjeve të mira te skuadra gjermane, duke shënuar 12 gola në sezonin e fundit, kartoni i lojtarit do të blihet përfundimisht nga Frankfurt.

Në vitin 2017, Milan e transferoi Silva-n nga Porto për 38 milionë euro, por duke mos arritur të gjejë vazhdimësinë te skuadra milaneze.

Në sezonin 2018-2019, Andre Silva ishte huazuar në Spanjë te Sevilla, paraqitjet në Spanjë nuk bindën drejtuesit e Sevilla-s ta blenin kartonin e tij. Kështu erdhi deri te huazimi i Silva-s në Gjermani, ku duket që ka gjetur ambientin e duhur.

Kështu largimi i Andre Silva-s drejt Frankfurt-it, i hapë rrugë qëndrimit në Milan të sulmuesit Ante Rebic, që shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit me ekipin nga “San Siro”. /Insajderi.com