Muriqi e zyrtarizon kalimin tek Lazio (VIDEO)

Muriqi e zyrtarizon kalimin tek Lazio (VIDEO)

Vedat Muriqi është nisur drejt Romës nga Aeroporti Ataturk sot në mesditë, për ta kompletuar kalimin nga Fenerbahce në Serie A, tek ekipi i Lazios

Duke folur para gazetarëve në Stamboll, Muriqi, tregoi se pse e ka zgjedhur Lazion si opsion, në mesin e shumë mundësive të tjera që kishte.

“Arsyeja pse e zgjodha Lazion – është se ajo ishte shumë e interesuar pë mua dhe unë vlerësoj se i përshtatem stilit të lojës së këtij ekipi.”, tha fillimisht Muriqi, transmeton Insajderi.

“Po shkoj në një ekip të ri. Synimi im i parë është të jem i suksesshëm në Romë dhe pastaj të luaj për klubet më të mëdha në botë në vitet në vijim. Tani do ta jap më të mirën nga vetja për Lazion”, përfundoi ai.

Fenerbahce dhe Lazio kanë arritur marrëveshje në vlerë rreth 20 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të përfaqësueses së Kombëtares së Kosovës, i cili do të zyrtarizohet te klubit nga Serie A në fillim të javës që vjen, pasi që sulmuesi t’i kryej testet mjekësore.

Raportimet nga Italia, tregojnë se ai ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për pesë vitet e ardhshme./Insajderi.com.