Vendoset për tre javë karantinë në Izrael

Vendoset për tre javë karantinë në Izrael

Izraeli ka vendosur për izolim tre javor në nivel kombëtar për shkak të përhapjes së Coronavirusit.

Qeveria e Izraelit ka deklaruar se kjo masë është për ta frenuar virusin COVID-19.

Gjatë karantinës, izraelitët do të duhet të qëndrojnë brenda 500 metra nga shtëpitë e tyre, por aeroporti Ben Gurion do të mbetet i hapur, raporton The Times of Israel.

Masat e reja u miratuan pasi numri i rasteve me COVID-19 u rrit javët e fundit dhe për shkak të kritikave ndaj trajtimit të virusit dhe ekonomisë nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Sipas Qendrës Johns Hopkins, 1,108 njerëz kanë vdekur nga Coronavirusi në Izrael deri më tani, ndërsa një total prej 153,759 njerëz janë infektuar. /Insajderi.com