“ShBA-ja është kërcënimi më i madh për paqen botërore”

“ShBA-ja është kërcënimi më i madh për paqen botërore”

Tensionet në mes të Kinës dhe ShBA-së, sa vazhdojnë e rriten. Së fundi, Ministria e Mbrojtjes së Kinës akuzoi ShBA-në se është “kërcënimi më i madh” për rendin ndërkombëtar dhe paqen në botë.

“I bëjmë thirrje ShBA-së që të shikojë në mënyrë të paanshme dhe racionale mbrojtjen kombëtare dhe ndërtimin e ushtrisë së Kinës – të ndalojë së publikuari deklarata dhe raporte të gabuara si dhe të hedhë hapa konkretë për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe ushtarake”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Wu, njofton TCH, transmeton Insajderi.

“Raporti që e cilëson Kinën si ‘kërcënim ushtarak’ komenton në mënyrë të gabuar strategjinë e qeverisë së Pekinit për politikën e saj të mbrojtjes kombëtare dhe strategjinë ushtarake”, theksoi zëdhënësi i ministrisë, Wu, i cili ka shtuar se raporte të tilla të publikuara nga qeveria e Washingtonit janë “veprime të hapura provokative”.

“Prej 20 vitesh, SHBA-ja ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 800 mijë personave dhe zhvendosjen e dhjetëra miliona të tjerëve me operacionet ushtarake dhe luftërat që ka hapur në mënyrë të paligjshme në Irak, Siri dhe Libi”, vazhdoi Wu.

Në një raport të publikuar në javët e mëparshme nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes u bënë vlerësime lidhur me strategjinë e Kinës ndaj Tajvanit, Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës dhe kapaciteteve për ndërtimin e flotës dhe raketave lundruese (Cruise) dhe atyre balistike.

Raportet në mes ShBA dhe Kinës, janë përkeqësuar që nga koha kur Donald Trump ka fituar zgjedhjet në Amerikë./Insajderi.com.