Lazio e prezanton Vedat Muriqin

Lazio e prezanton Vedat Muriqin

Ekipi nga Serie A, Lazio, e ka prezantuar transferimin më të ri, sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

“S.S. Lazio njofton blerjen përfundimtare të lojtarit Vedat Muriqi nga Fenerbahçe.”, njofton klubi i Lazios, transmeton Insajderi.

Sulmuesi prizrenas, ka ateruar në Romë gjatë ditës së diel, ndërsa një ditë më vonë i ka kryer testet mjekësorë, ndërsa sot, ai është prezantuar si lojtar i Lazios.

Sipas raportimeve të mediave në Itali, Muriqi i ka kushtuar Lazios, rreth 20 milion euro, shumë më pak se sa është menduar çmimi I tij, por ky çmim, është ndikuar nga kriza që ka shkaktuar pandemia Covid 19./Insajderi.com.