Izraeli ka nënshkruar marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë

Izraeli ka nënshkruar marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë

Në prezencën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është nënshkruar një marrëveshje historike, në njërën anë Izraelit, dhe nën anën tjetër dy vendeve të Gjirit Arab, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, shkruan USA Today, transmeton Insajderi.

Si dëshmitar i kësaj marrëveshje ishte Presidenti Trump. Kjo marrëveshje ka të bëjë me “marrëveshje që zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike” mes këtyre vendeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrat e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrein-it, kanë nënshkruar marrëveshjet përpara 700 të ftuarve.

Marrëveshja është meritë nga muajt e negociatave diplomatike të udhëhequr nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe i dërguari i tij për negociatat ndërkombëtare, Avi Berkowitz. Kryeministri izraelit, Netanyahu, marrëveshjen e quan: ”një pikë kthese masive në historinë e Izraelit, si dhe historinë e Lindjes së Mesme”. /Insajderi.com.