Bolton në hetime për librin e tij rreth Trump-it

Bolton në hetime për librin e tij rreth Trump-it

John Bolton, Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Donald Trump, po hetohet për zbulimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar kur ai publikoi kujtimet e tij në qershor.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA filloi një çështje penale pasi nuk arriti të ndalonte botimin e librit “Dhoma ku ndodhi”.

Ish-këshilltari Trump-it mohon të gjitha akuzat.

Në libër, presidenti Trump, është përshkruar si një president injorant i fakteve gjeopolitike.

Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i sigurimit kombëtar të presidentit amerikan në 2018-19, gjithashtu pretendon se vendimet e presidentit drejtohen nga dëshira për rizgjedhje, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Në kohën e botimit, Presidenti Trump e bëri të qartë se ai donte që ish ndihmësi i tij të ndiqej penalisht, duke e përshkruar atë si “jashtëzakonisht të paaftë” dhe “një gënjeshtar”.

Çështja do të përqendrohej në pretendimin e  Boltonit se dorëshkrimi i tij kishte kaluar nëpër një rishikim të sigurisë kombëtare para botimit, dhe pretendimet nga kritikët se nuk e përfundoi atë rishikim.

Një juri e madhe e thirrur nga Departamenti i Drejtësisë tani ka lëshuar thirrje zyrtare për kompaninë botuese Simon & Schuster dhe Agjencinë Javelin, e cila përfaqëson Z. Bolton.

Në një deklaratë, avokati i z. Bolton Charles J. Cooper tha: “Ambasadori Bolton refuzon prerazi çdo pretendim që ai ka vepruar në mënyrë të pahijshme, e lëre më në mënyrë kriminale, në lidhje me botimin e librit të tij, dhe ai do të bashkëpunojë plotësisht, siç ka punuar gjatë gjithë kohës, me çdo hetim zyrtar mbi sjelljen e tij “. /Insajderi.com