transmeton Insajderi. Rastet e vrasjeve, torturav" />

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzojnë autoritetet e Venezuelës për krime kundër njerëzimit

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzojnë autoritetet e Venezuelës për krime kundër njerëzimit

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thonë se qeveria e Venezuelës ka “kryer shkelje të ashpra”, deri në krime kundër njerëzimit, raporton BBC-ja, transmeton Insajderi.

Rastet e vrasjeve, torturave dhe zhdukjes, u raportuan nga Këshilli për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. Ekipi i Kombeve të Bashkuara tha që Presidenti Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit janë të implikuar.

Ambasadori i Venezuelës në OKB, ka përshkruar misionin e Kombeve të Bashkuara si një “iniciativë armiqësore”. Ambasadori Jorge Valero tha vitin e kaluar se veprimi i Kombeve të Bashkuara ishte pjesë e një fushatë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Venezuela po vuan një krizë të rëndë ekonomike dhe politike. Miliona njerëz kanë ikur vitet e fundit nga Venezuela. /Insajderi.com.