Liverpool po bën lëvizjen e tyre për reprezentuesin spanjoll, Thiago Alcantara, dhe janë të sigurt për arritjen e një marrëveshje me gjigandët bavarezë.
Liverpool-i ka rënë dakord për një marrëveshje fillestare prej 22 milion për ta transferuar mesfushorin, Thiago Alcantara në Angli, raporton Goal, transmeton Insajderi.
Pas muajsh spekulimesh, kontakti zyrtar është bërë midis dy klubeve, me Liverpool tani të vendosur të bien dakord mbi kushtet me lojtarin, i cili dëshiron të transferohet në Anfield.
Liverpooli dëshiron ta përforcojë mesfushën dhe Alcantara është parë i duhuri për këtë synim. /Insajderi.com