Presidenti turk kërcenon Greqinë

Presidenti turk kërcenon Greqinë

Në Mesdheun Lindor vazhdon konflikti mes shtetit turk dhe atij grek për ishujt në Egjeun lindor, që ndodhen afër brigjeve turke, njofton Insajderi.

Turqia ka kërkuar të ulen në një tryezë diskutimi ku palët mundë të negociojnë për të zgjidhur krizën mes tyre. Mirëpo, këtë ofertë, Greqia e kushtëzon vetëm me largimin e anijeve turke nga deti. Pas këtij kushti, ka ardhur reagimi i Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Erdogan ka thënë se nuk do të bie asnjëherë pre e shantazheve të asnjë shteti në botë, e aq më pak të Greqisë.

“Nuk do të lejojmë askënd të burgosë në brigjet e tij vendin tonë, i cili ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe. Pavarësisht provokimeve, sjelljet fëmijërore të palës përballë, ne gjithmonë kemi vepruar me dinjitet. Brigjet e Egjeut, nga bashkëbiseduesit është kuptuar se gjuha e kërcënimit nuk funksionon, se Turqia nuk përulet ndaj shantazheve”, tha Erdogan. /Insajderi.com