Ekipi i Maqedonisë se Veriut, Sileksi dhe ai i Kosovës, Drita, takohen sonte në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës, njofton Insajderi.
Të dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat synojnë kualifikimin në rrethin e tretë.
Ekipi i Sileks, do të startojë me formacionin 4-3-3, me këta lojtarë: Bozinovski: Timovski, Grozdanoski, Draskovic, Karcheski: Ristov, Sarafimovski, Musftafov: Ivanosvski, Gorgiev, Tanturovski.
Ndërsa ekipi kosovar, Drita, ka hyrë në këtë takim me formacionin 4-2-3-1, me këta lojtarë: Maloku: Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakcori: Vucaj, Namani: Shabani, Fazliu, Ajzeraj: Haxhimusa./Insajderi.com.