Pothuajse 30 nxënës duhet të karantinohen pasi prindërit dërguan fëmijën e tyre në një shkollë në Massachusetts, megjithëse e dinin se ishte pozitiv me Covid-19, sipas Shkollave Publike të Attleboro dhe kryetarit të qytetit, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Një student pozitiv me Covid-19 ndoqi mësimin të hënën, por shkolla nuk u njoftua për diagnozën e tij deri të nesërmen, tha mbikëqyrësi i Shkollës së Mesme Attleboro David Sawyer në një letër dërguar familjeve të martën mbrëma.
Njëzet e tetë studentë të cilët kishin kontakte të ngushta me personin e infektuar janë njoftuar dhe u është kërkuar të karantinohen për 14 ditë, tha Sawyer.
Shkolla nuk identifikoi nxënësin dhe familjen. /Insajderi.com