Kriza e rritjeve të rasteve me Covid në Indi, ndikon në rritjen e numrit të martesave me fëmijë dhe trafikimin e fëmijëve

Kriza e rritjeve të rasteve me Covid në Indi, ndikon në rritjen e numrit të martesave me fëmijë dhe trafikimin e fëmijëve

Izolimi në Indi për shkak të Covid-19 është duke pasur ndikim të keq për fëmijët, duke u bërë viktima të martesave.

13 vjeçarja Rari sapo ka fituar betejën e saj të parë në jetë. Prindërit e saj tentuan ta martojnë mirëpo ajo kërkoi ndihmë dhe arriti të ndalojë martesën.

Rani (emër trilluar për të mbrojtur anonimitetin e saj) ishte në klasën e tetë kur qeveria e Indisë vendosi të mbyll vendin për shkak të epidemisë.Pas një muaji, babai i saj që ishte i sëmurë nga turbekulozi, gjeti një burrë për të.

“Unë nuk e kuptoj pse të gjithë po nguten të martojnë vajzat. Ata nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është të shkosh në shkollë, të jesh e pavarur dhe të fitosh para”.

Është ilegale për vajzat nën moshën 18 vjeç të martohen në Indi. Mirëpo ky vend ka numrin më të madh të martesave me vajza të vogla, sipas UNICEF. Sipas tyre së paku 1.5 milion vajza nën moshën 18 vjeç martohen çdo vit.

Ky vit e shtoi këtë numër. Sipas raporteve, numri është rritur për 17%./Insajderi.com