Valon Berisha shënon golin e parë për Reims (VIDEO)

Valon Berisha shënon golin e parë për Reims (VIDEO)

Mesfushori i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Valon Berisha, ka shënuar golin e parë me klubin e tij të ri, Reims.

Berisha shënoi në fitoren e ekipit të tij ndaj ekipit të Servettes së Zvicrrës.

Goli i tij kualifikoi Reimsin në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, transmeton Insajderi.

Ai luajti tërë ndeshjen, ndërsa Arbër Zeneli u inkuadrua në minutat shtesë të ndeshjes, kur Reims po e ruante epërsinë e krijuar me golin e Berishës./Insajderi.com.